Shkodër/ Rama takim me strukturat e PS-së
Një ditë pas mbledhjes me kryebashkiakët e vendit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në këtë qytet dhe ka nisur takime me strukturat e Partisë Socialiste.
Raportohet se në shoqërinë e kryebashkiakut Benet Beci, ai po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me strukturat e partisë.
Ky takim vjen në kuadër rienergiizimit të PS-së, proces i nisur nga partia e majtë prej disa kohësh dhe që po zhvillohet në të gjithë vendin.
Të pranishëm në takimin e sotëm ishin deputetët Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe Elisa Spiropali
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



