E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, vrau gruan me sëpatë, autori para krimit u vizitua te psikiatri
Lajme

Shkodër, vrau gruan me sëpatë, autori para krimit u vizitua te psikiatri

Autori vuante prej kohësh nga probleme mendore dhe për këtë gjë ka marrë dhe kurim herë pas here. Vetëm pak ditë para ngjarjes, ai mësohet se bashkë me vjehrrin e tij, ka kryer vizitë te një mjek psikiatër. Mjeku psikiatër, Gjon Preçi, tregon se 42-vjeçari ka qenë i shtruar edhe në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës.

E keni pasur pacient autorin e vrasjes në Koplik?

Kishte statusin e invalidit prej më se 20 vitesh me prapambetje mendore. Nga të dhënat që kemi ne nga psikologu dhe komisioni mjekësor, konkluzioni i konsultës sonë për Ylber Bajrakurtaj ishte se kishte një prapambetje mendore të shkallës së lehtë deri tek e moderuara, por i shoqëruar edhe me çrregullime psikike periodike të shpeshta, për të cilat kishte bërë edhe disa shtrime në Spitalin Psikiatrik në Shkodër.

Është rasti më i keq, kur personat kanë një lloj raporti fizik dominues në familje dhe mund të bëjnë akte dhune të tmerrshme. Ky është një akt i tmerrshëm dhune, është një zbrazje urrejtje, një zbrazje dhune hebefrenike, një dhunë pa ditur sens mase. Këta e masakrojnë viktimën dhe viktima mund të jetë edhe një fëmijë në këtë rast, mjafton që t’i mbushet mendja për të kryer një akt dhe bën një veprim gati të çuditshëm për pjesën tjetër të popullsisë. Atë ditë kur ka bërë vizitën te ne, Ylber Bajrakurtaj ka qenë me babain e gruas së tij sepse komisioni kishte vendosur për ta rivlerë- suar gjendjen e tij. Ai ka marrë diagnozën dhe ka ikur.

Ka qenë i rrezikshëm për të qëndruar pranë familjes?

Nuk kemi pasur të dhëna se ai ka qenë një person i rrezikshëm sepse ne kemi pasur raste, që e kemi dërguar direkt në spital. Ky ishte një rast i qetë, por nga marrja e historisë dhe analiza e statusit të tij psikik, ishte i tillë që ishte i qetë, por me probleme kronike, me të cilat bashkëjetonte.

Duhen mbajtur në shtëpi këta persona? Si duhet vepruar në të tilla raste?

Në shtëpi mbahen. Në rastet kur sjellja e tyre bëhet e papranueshme, atëherë shoqërohen në spital, marrin një trajtim disaditor për t’u rikthyer më pas, sërish në shtë- pi. Janë me qindra ose me mijëra, këta persona në shtë- pi rrinë sepse nuk janë institucionet ose shoqëria për t’i izoluar. Mund të shtrohen herë pas here, sa herë gjendja e tyre përkeqësohet.

Banorët: Gruaja iku njëherë nga shtëpia

Fqinjët e autorit të vrasjes në Koplik shprehen se kishin dijeni se çifti Bajrakurtaj vuante nga problemet mendore. Ata thonë se përveç probleme të shëndetit mendor, pranojnë se kanë pasur edhe konflikte. Para disa kohësh, një prej tyre deklaron se Lumturia, e cila u vra nga bashkëshorti, është larguar nga banesa, por më pas është rikthyer sërish. “Gruaja që u vra, njëherë ka ikur nga shtë- pia e burrit te shtëpia e familjes së saj, por më pas është rikthyer, pra, kanë pasur probleme mes tyre si çift”, shprehet një prej fqinjëve të familjes Bajrakurtaj.

Një tjetër banor shprehet se duheshin marrë masa që të mos përfundonte me vrasje.

“Gjëja më absurde që ndodh në Shqipëri, është se nuk kujdeset askush për këta njerëz me probleme. Shkak i kësaj vrasjeje janë vetë ata, që janë në dijeni dhe e lënë ashtu atë çift, duke përfunduar më pas me këtë vrasje e duke lënë 3 fëmijë jetimë”, shprehet një tjetër fqinj. /Panorama/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shkoder-vrau-gruan-me-sepate-autori-para-krimit-u-vizitua-te-psikiatri-493624/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.