Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve
Sipas të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani janë qytetet që kanë nivelin më të lartë të kriminalitetit dhe vrasjeve krahasuar me qytetet e tjera të vendit.
Gjatë vitit 2022 ka patur 116 raste të denoncimeve, procedimeve për gjobëvënie dhe heqje të paligjshme të lirisë dhe 41 raste të pengmarrjes. Po gjatë këtij viti, në vendin tonë janë regjistruar 318 krime kundër jetës të kryera me dashje dhe 222 kanosje.
Sipas të dhënave, Gjirokastra është qyteti kryesor ku kriminaliteti është më i lartë se numri i popullsisë. Pas kësaj vjen Elbasani, Tirana dhe Vlora. Ndërkohë që Berati është qyteti që ka kriminalitetin më të ulët krahasuar me popullsinë.
Qytetarët në vitin 2022 kanë denoncuar 6624 raste të vjedhjes pasurisë. Problematikë gjatë këtij viti ka qenë edhe përdorimi i lëndës plasëse dhe të eksplozivëve në 39 raste për të shkatërruar prona.
14 vrasje janë regjistruar si krim në familje kur në 97% të rasteve gratë janë viktima të dhunës në familje nga burra me statusin të papunë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



