E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkojnë tu prishin banesat, banorët përplasen me policinë: Ku ta çoj unë fëmijën tim….
Lajme

Shkojnë tu prishin banesat, banorët përplasen me policinë: Ku ta çoj unë fëmijën tim….

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës Petro Nini Luarasi, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Banorët e 4 familjeve janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar. Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.

‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.

“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha,. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti”,  shprehen mes britmave banorët.

Kujtojmë se banorët deklarojnë se e kanë blerë këtë pronë që në vitin 1939 nga shteti, kohë edhe kur i është sekuestruar prona nga qeveria e kohës nga ish-pronarët.

Ndërkohë që ish-pronari Aleksandër Gavoçi pretendon se e ka fituar në gjyq këtë pronë, me vendim të gjykatës së shkallës së parë. Janë rreth 15 banorë që preken nga kjo situatë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.