Shkon në 10 numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipër
Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
“Deri sot jan testuar 114 raste prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Në këtë janë ata 2 që kanë qenë të sëmurë. Janë 6 të tjerë kontakte të këtyre të sëmurëve dhe kemi 2 raste të reja të palidhura me këta të parët.
Një prej tyre ka një histori udhëtimi një ditor në Milano. Dhe kemi edhe një person tjetër të shtuar në spitalin e Durrësit. Masat që po marrim për njerëzit e dyshuar është karantinimi i detyrueshëm për personat që dalin të infektuar.
Karantinimi i detyrueshëm ësthë i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe parandalon hapjen. U bëjmë thirrje qytetarëve të zbatojnë ato masa që jane dhënë nga ekpertët. Ne po shikojmë që fatkeqësisht nuk po zbatohen. Vazhdojmë të shohim se kemi njerëz nëpër kafene dhe restorante. Duhet te eviotojmë transportin publik. Të shmangen daljet e panevojme nga shtëpia”, thotë ministria e shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



