E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrimi në median italiane  : Becchetti i kërkon ndihmë Melonit të detyrojë Ramën të paguajë gjobën
Flash

Shkrimi në median italiane : Becchetti i kërkon ndihmë Melonit të detyrojë Ramën të paguajë gjobën

Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.


Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro. Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.

Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Beçhetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për riciklim parash. Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi. Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Westminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.

Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.

Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.

Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.

Becchetti u shpreh: “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama e qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.