E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferi 20-vjeçar hipën mbi makinën në lëvizje, timonin ia jep pasagjerit
Lajme

Shoferi 20-vjeçar hipën mbi makinën në lëvizje, timonin ia jep pasagjerit

Në rrjet ka qarkulluar, ku një djalë ka hipur mbi makinë ndërkohë që mjeti ka qenë në lëvizje.

Këto manovra të rrezikshme janë kryer në një zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Pas publikimit të videos, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.

Nga verifikimet rezultoi se personi që ka hipur mbi kabinën e makinës është shoferi me iniciale M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec.

Teksa shoferii rrinte mbi kabinë, manovrat me timonin i kryente pasagjeri.

Për këtë akt, 20-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e drejtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.