Shoferi humb kontrollin e “Ford”-it dhe përfundon në kanal, 44-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme
Raportohet se një 44-vjeçar me inicialet A.Q., që po drejtonte një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI
Divjakë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



