Shoqëria “Devolli” mund të marrë me PPP 20-vjeçare 7 milionë Euro në vit kontrollin “pa kontroll” të ushqimeve në Shqipëri

Prej 10 vitesh, i lidhur në interesa të pista me kryeministrin Edi Rama, biznesmeni Blerim Devolli nga Kosova, është futur në Shqipëri, me firmën “Devolli”, nëpërmjet të cilës sjell produkte e lëndë të para ushqimore, qumësht, lëng e pluhur, bulmetra, birrë, pije e lëngje frutash.

Kjo firmë serbo- kosovare, ku drejtor marketingu është Baton Haxhiu, pas lidhjes me Edi Ramën ka marrë 80% të tregut të grurit e miellit me orgjinë nga Serbia e Rusia, si dhe mishin afrikan, qumështin (lëng e pluhur), birrën pa akcizë e lëngjet e frutave, madje dhe në tregun fruta-perime.

Nën maskën e gjoja punësimit e fuqizimit të tregut në Shqipëri, kompania “Devolli”, nuk paguan taksa në dogana e tatime; nuk paraqet bilance tatimore në Shqipëri; nuk paguan taksa lokale e qendrore dhe i është hequr kontrolli fizik e laboratorik për cilësinë, sigurinë e skadencat ushqimore, ndërsa për grurin e miellin i është hequr kushti i 12% proteinë.

Për të pasur importin dhe tregun e Shqipërisë edhe nën kontrollin e tij me cikël të mbyllur e pa mbikëqyrje shtetërore, firma “Devolli” e Blerim Devollit dhe Baton Haxhiut, do marrë një monopol nga qeveria shqiptare, për kontrollin ushqimor.

Megjithëse në Shqipëri është Autoriteti i Kontrollit Ushqimor me drejtori qendrore e 12 drejtori në qarqe dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore-Veterinare (ISUV) me 790 specialistë; Babloku ka vendosur që kontrollin ushqimor të produkteve bazë, t’ia kalojë me koncesion kompanisë serbo-kosovare “Devolli” të Blerim Devollit e Baton Haxhiut.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, kompanisë “Devolli” do t’i jepet e drejta e monopolit me afat 20 vite, që në emër të Ministrisë së Bujqësisë e Institutit të Shëndetit Publik, të kryejë kontrollin e sigurisë së grurit e misrit për bukë, miellit, lëndëve të para të brumit, mishit, qumështit, bulmetrave, pijeve, birrave e lëngjeve që do futen në Shqipëri.

Pra, kompania “Devolli”, që është subjekt kontrolli shtetëror në importe e tregun shqiptar, do marrë monopolin shtetëror për koncesionin e kontrollit të origjinës, cilësisë, përbërjes e sigurisë së produkteve ushqimore që importon vetë në Shqipëri, por dhe të kompanive të tjera.

Shoqëria “Devolli” e Bablokut dhe Batonit; PPP

Darka te Pacolli; Devollët dhe Rama me ministret e tij

Gjithçka e kanë sajuar Blerim Devolli e Babloku, por ky koncesion është paraqitur si ide dhe propozim i Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, gjoja për të lehtësuar punët e AKU dhe për të forcuar kontrollin ushqimor nëpërmjet shërbimit privat sipas parametrave të BE.

Nuk do shumë mendje, të kuptohet që Blerim Devolli e ka kërkuar këtë koncesion kontrolli ushqimor, për të mos kontrolluar produktet që fut në Shqipëri, ai dhe ortakët e klanet mafioze që janë lidhur me të në krimin ushqimor, të cilët duan të shesin pa pengesë.

Për këtë koncesion, qeveria shqiptare do t’i paguaj firmës “Devolli” 7 milionë Euro në vit, por kjo kompani, do ketë të drejtën të vendosë tarifa ndaj prodhuesve e tregtarëve dhe gjoba që do t’i marrë për vete./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media