Shoqërimi i 14-vjeçarit trazon Policinë, AMP nis hetimet
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet lidhur me shoqërimin e një 14-vjeçari në komisariat, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës.
Mësohet se AMP i ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për të vlerësuar ligjshmërinë dhe kushtet e shoqërimit të të miturit.
Në kuadër të hetimit, pritet që efektivët e policisë të përfshirë në shoqërim të merren në pyetje, ndërsa do të shqyrtohet edhe dokumentacioni përkatës i hartuar në komisariat.
Ndërkohë, në lidhje me pretendimet e ngritura nga opozita për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar gjatë protestës, burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës mund të nisë hetime kryesisht për të verifikuar këto akuza.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


