E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqërohet në polici reperi Gold AG
Publik News

Shoqërohet në polici reperi Gold AG

Reperi Gold AG, (Arian Agushi) është shoqëruar ditën e sotme në polici, për shkak të këngës së tij të fundit, me motive patriotike. Bëhet fjalë për këngën ‘Shkronjat e arta’, teksti i së cilës është reagim ndaj ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashit.

Kënga erdhi pak ditë pasi Gashi foli për krimet e Luftës së Kosovës, që sipas tij, i kanë kryer pjesëtarë të UCK-së. Kësisioj reperi Gold AG i ka kushtuar një këngë, që sipas Policisë, përmban nxitje të përçarjes.

Zëdhenësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për mediat kosovare se Gold AG sot u intervistua nga policia lidhur me këtë këngë.

“Sot në koordinim me Prokurorinë themelore në Prishtinë, është iniciuar rast Nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.