E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallet në kërkim! djali i piktorit Sali Shijaku  mbante arsenal armësh në banesë
Lajme

Shpallet në kërkim! djali i piktorit Sali Shijaku mbante arsenal armësh në banesë

 I biri, shkonte me thika në shkollë

Një 16 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht për shkak se mbante armë të ftohta në shkollë. Në kërkim është shpallur babai i tij Orges Shijaku pasi e shtynte të birin për të përdorur armë zjarri.

Orges Shijaku, të cilit iu gjet arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Policia i gjeti 16-vjeçarit dhjetëra foto dhe video në celular, me të cilat kishte pozuar me armë zjarri brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa kanë dyshime të forta se babai i tij e shtynte në përdorimin e tyre.

Orges Shijaku aktualisht gjendet në Zvicër dhe është shpallur në kërkim nga policia për armët e gjetura në shtëpi dhe përfshirjen e të birit për përdorimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.