E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallet në kërkim rektorja e Universitetit të Shkodrës
Lajme

Shpallet në kërkim rektorja e Universitetit të Shkodrës

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim rektoren e Universitetit të Shkodrës, pasi akuzohet se u ka marrë para studentëve për provim.

universiteti i shkodres

Sipas policisë, menjëherë pas denoncimit të një rast korrupsioni kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe e kanë shpallur rektoren në kërkim.

Gjithashtu policia thotë se për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

DVP Shkodër

Morën para për të favorizuar nëpërmjet notave studentët, shpallet në kërkim rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe procedohet penalisht një pedagoge e këtij universiteti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që mund të hasin në vijim, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.