“Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës, policia ndalon 30 vjeçarin
Një drejtues automjeti i cili lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara u ndalua mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Automjet “Benz ML”, me drejtues 30 vjeçarin V.M, po lëvizte me shpejtësi 92 km/h në rrugët e Tiranës, më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar.
Nga testi i alkoolit ai rezultoi në gjendje të dehur.
“Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtesia dhe alkooli vret”, bëjnë me dije uniformat blu.
Njoftimi i policisë:
Me Policine Rrugore te Tiranes me Radar e Drager.
92 km/h + 0.40 mg/l ne brendesi te qytetit.
Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz ML, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara.
Gjithashtu gjate alkool testit drejtuesi i po ketij mjeti u konstatua dhe nen efektin e alkoolit 0.40 mg/l dhe alkool testi i dyte 0.39mg/l.
Një kombinim i frikshem shkeljesh per karakteristikat e rruges dhe reagimin e drejtuesit me nje perqendrim alkoli ne nivele te tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.
Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtesia dhe alkooli vret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



