Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon dy efektivë në Dibër

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Kukës–Dibër ka zbatuar urdhrin e Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka vendosur masa sigurie ndaj dy efektivëve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masat e caktuara përfshijnë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, në bazë të neneve 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale.

Bëhet fjalë për:

  • Inspektor D. S., me detyrë në Trupën e Shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
  • Inspektor D. S., me detyrë në Trupën e Shërbimit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, po ashtu pranë DVP Dibër

Vendosja e masave të sigurisë lidhet me një procedim penal të vitit 2026, që ka në fokus ngjarjen e ndodhur më 10 mars në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre shtetas.

Sipas hetimeve të deritanishme, dy punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre funksionale në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke sjellë pasoja të rënda në menaxhimin e situatës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër që mund të ketë përgjegjësi në këtë rast.

Publikuar nga Publik Media