Shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lokale nate, arrestohen 24 persona në Tiranë, katër ende në këkrim
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se 24 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli4”.
“’Tempulli 4’, u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave dhe lokale nate në Tiranë. Referuam materialet në prokurori ku u regjistruan 2 procedime.
Pas një hetimi disa mujor, 24 persona u arrestuan, 9 prej të cilëve po hetohen në arrest me burg. Ndërkohë 4 shtetas të tjerë janë ende në kërkim.
U sekuestruan:
1.9 kg kokainë
18 kg mariuane
350 doza drogë sintetike”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



