SHPËRNDANTE DROGË DHE MBANTE ARMË PA LEJE, ARRESTOHET I RIU VLONJAT
Goditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës.
Në përfundim të operacionit të koduar ‘Bashkëpunimi’ u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.
28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.
Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



