‘Shpërthejnë’ kandidaturat për Tiranën, zyrtarizohet emri i rradhës
Avokati i njohur Gylsen Zhllima ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për postin e kryebashkiakut të Tiranës, duke iu bashkuar listës së pretendentëve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhllima ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u futur në garë, ndërsa prezantoi edhe sloganin e fushatës: “Tirana, vizioni ynë”.
Ende nuk dihet nëse Zhllima do të garojë si i pavarur apo me mbështetjen e ndonjë subjekti politik, por kandidatura e tij vjen në një moment kur gara për Tiranën po zgjerohet me emra nga fusha të ndryshme të jetës publike.
Zgjedhjet do të zhvillohen në 6 bashki të vendit, mes tyre edhe në Tiranë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



