E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shpërthen’ COVID-i në arsim, preken zyrtarët në Elbasan, Durrës dhe Kamzë, drejtori shtrohet në spital
Publik News

‘Shpërthen’ COVID-i në arsim, preken zyrtarët në Elbasan, Durrës dhe Kamzë, drejtori shtrohet në spital

Arsimi është ‘prekur’ nga koronavirusi, pasi disa zyrtarë në qytete të ndryshme janë infektuar me COVID-19.

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spital, pasi gjendja shëndetësore është rënduar.

Ndërkohë edhe në Durrës tre punonjës të Zyrës Arsimore të qytetit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID-19, ndërsa zyrat që ata përdornin janë mbyllur.

Në Elbasan janë infektuar 3 mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”, ndërkohë që zyrtarët e ISHP do të marrin nesër vendimin nëse do të vijohet ose jo mësimi në këtë gjimnaz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.