Shpërthen demokrati i famshëm: Po pse b*th*n i ktheni Ramës?
Demokrati i njohur Ilir Vrenozi ka reaguar me tone të forta dhe ironi therëse ndaj skenës së sotme në Parlament, ku deputetët e Partisë Demokratike i kthyen kurrizin kryeministrit Edi Rama në momentin që ai mori fjalën në foltore.
I njohur për stilin e tij sarkastik në rrjetet sociale, Vrenozi i ka thumbuar deputetët e PD-së, duke u kërkuar që “t’i trashin zërin”, të mos mjaftohen vetëm me kthimin e shpinës, por madje të hyjnë edhe në grevë urie – dhe, siç tha me ironi, “të mos i kthejnë prapanicën Ramës”.
Reagimi i Vrenozit vjen në një ditë me tensione të larta në kuvend. Në sallë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa për herë të parë pas marrjes nën hetim nga SPAK iu bashkua seancës edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Teksa Rama u ngjit në foltore për të mbajtur fjalën e tij, deputetët demokratë u ngritën njëzëri dhe iu kthyen me shpinë, një akt simbolik proteste që kreu i qeverisë nuk e la pa koment, duke u përgjigjur me ironi.
Gjithçka ndodhi në një seancë të ndezur, ku debatet politike, akuzat dhe kundërpërgjigjet e shumta e kthyen sallën e Parlamentit në një tjetër ditë tensioni mes mazhorancës dhe opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



