Shpërthen Egla Ceno: I dhamë votën PS, tani po na e fut sa krahu
Aktorja Egla Ceno ka mbajtur një fjalim të fortë dhe emocional gjatë protestës së zhvilluar në Poliçan kundër reformës së re administrativo-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Beratin.
Në fjalën e saj, Ceno ka kritikuar ashpër Partinë Socialiste, duke theksuar se qyteti ka qenë për dekada një mbështetës i saj, por sot ndihet i braktisur dhe i nënvlerësuar.
Kritika të drejtpërdrejta ndaj përfaqësuesve politikë
Aktorja ngriti pyetje publike për mungesën e reagimit nga deputetët e qarkut, duke akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe përfaqësimi ndaj qytetarëve të Poliçanit.
“Ku je zotëri, ku janë deputetët e qarkut të Beratit. Ku janë ata që na përfaqësojnë, ku jeni zotërinj?! Ju keni marrë votat tona dhe e dini ca është paradoksi o poliçans, a e dini ca na thonë nëpër media online dhe rrjetet sociale, a e dini si na tallin? Na tallin si socialistë, pra ne jemi socialistë dhe tani vetë PS po na e fut sa krahu, po na shkrin.”
“Nuk bëhet fjalë për parti, por për mbijetesë”
Në vijim të fjalës së saj, Egla Ceno theksoi se çështja nuk është më politike, por lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e qytetit dhe rrezikun e shpopullimit.
“Për me shumë se 20 vjet Poliçani ka votuar në përqindje të madhe Partinë Socialiste. Ku i keni sot?! Nuk bëhet fjalë për parti njerëz, bëhet fjalë për mbijetese, bëhet fjalë për shpopullim. Na marrin votën dhe nuk na pyesin, nuk duan t’ia dinë më pas asaj vote.”
Apel për vlerësimin e potencialit ekonomik të Poliçanit
Aktorja ndaloi edhe tek potenciali ekonomik i qytetit, duke përmendur uzinën e armëve si një aset të rëndësishëm që, sipas saj, mund të rikthejë zhvillimin ekonomik në zonë.
“Për çfarë Poliçani meriton të shkrihet, për çfarë Poliçani na dilka si një vend me një ekonomi të dobët?! Kur Policani ka një aset të çmueshëm, atë uzinën e armëve ku prindërit tanë kanë lënë gjakun. Ajo uzinë pret vetëm të fillojë punë dhe ja ku bëhet ekonomia dhe ja ku forcohet ekonomia”, tha aktorja Egla Ceno.
Fjalimi i saj është pritur me reagime të forta nga protestuesit, duke u kthyer në një nga momentet më të spikatura të tubimit kundër reformës territoriale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



