E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Ilir Suli: T’u jepet fund poshtërsive të Gudar Beqirajt e Elez Gjozës, kanë një jetë që majmen nga institucionet
Lajme

Shpërthen Ilir Suli: T’u jepet fund poshtërsive të Gudar Beqirajt e Elez Gjozës, kanë një jetë që majmen nga institucionet

Peshëngritja shqiptare po përjeton orë dramatike. Dalja me doping e Romela Begajt nuk është asgjë krahasuar me poshtërsitë që po synojnë të bëjnë njerëzit e Ilir Metës në krye të shtangës tonë. Pas dorëheqjes së Elez Gjozës, komandimin e shtangës e ka marrë Gudar Beqiraj, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave, por të cilin nuk e dëshiron komuniteti i peshëngritjes. Ky i fundit po bën prej disa ditësh që është ngritur në këmbë dhe kërkon zgjedhje, masa themelore kur në federatë ka ndryshime. Por njerëzit e Ilir Metës po e mbajnë me thonj, duan të zhvatin edhe qindarkën e fundit. Është në llojin e tyre kjo sjellje dhe nuk bëjnë përjashtim dyshja e pandashme Gjoza-Beqiraj, të cilët po e shkatërrojnë shtangën.

Lidhur me këtë rast, ka folur dhe ish-shtangisti Ilir Suli, një nga njerëzit e nderuar të sportit tonë. I lënë në harresë dhe duke mos u qasur nga federata e peshëngritjes, Suli ka vuajtur jo pak me drejtuesit. Fakt është se ai thotë të vërtetën dhe e vërteta në Shqipëri nuk pëlqehet nga zyrtarët e cfarëdo niveli qofshin.

Suli ka hedhur akuza të rënda ndaj Gudar Beqirajt, duke bërë një retrospektivë të ngjarjeve në kohë. Ai e përmend raportin me Beqirajn që herët, më 1995 në Australi, ku dyshohet se krerët e federatës në atë periudhë (president ishte Gudar Beqiraj), trafikonin viza, duke i cuar njerëzit në Australi si peshëngritës. Më pas për inate personale i hoqi motrën nga puna në INIMA e së fundmi e lanë jashtë cdo lloj kontakti me shtangën, duke mos i dhënë një vend të merituar si trajner Kombëtareje apo të drejtojë ekipe moshash të përfaqësueses. Kushtrimi i Ilir Sulit është ky: të qëndrojnë larg shtangës dy njerëzit që e shkatërruar atë, Gudar Beqiraj dhe Elez Gjoza. Sipas Sulit, gjithcka po bëjnë ata në këtë moment është të krijojnë insinuata sikur Federata Europiane do të heqë Kampionatin Europian edhe zyrtarisht dhe fajtor për këtë është komuniteti i peshëngritjes që ngrihet në protestë. Kjo është sipas Sulit një lojë, që synon që dyshja e mësipërme të mbajë ende celësat e federatës dhe të vjedhin akoma.

“Gudarin e njoh që herët. Më 1995 kur ishim në një aktivitet në Australi, na vjen një shqiptaro-australian e na thotë “bravo”, Shqipëria merr pjesë këtu cdo vit dhe po na nderon me pjesëmarrje. Na u tha kështu në një kohë që ne ishte hera e parë që ndodheshim atje. Pra, cfarë kishte ndodhur? Ishin shitur viza, sigurisht, dhe vizat nuk jepeshin pa dijeninë e presidentit të federatës dhe president në atë kohë ishte Gudari.

Një tjetër rast që më ka lënë mbresa ishte viti 1999, kur më tha se dyshonte në pastërtinë time dhe duhet të bëja kontroll antidoping. Mora para në shtëpi dhe e bëra me lekët e mia, në një kohë që duhet ta bënte federata dhe dola i pastër e garova, duke dalë nënkampion Europe. Në vitin 2000 në Korcë kur po stërvitesha erdhi një italian të bënte reklamë me mua si sportist cilësor. Më vonë mora vesh se ishin dhënë 500 mijë lireta, por unë përfitova një shumë tepër modeste nga kjo. I vajta në zyrë Gudarit e i thashë si ishte kjo punë. Nisi të qante, me lot, duke më thënë se më kishte dhënë dreka e darka dhe të nesërmen më hoqi motrën nga puna te INIMA.

Kohët e fundit ishte lidhur fort me Elezin, aq sa me Elezin cakëronin gotat edhe në Akademia e Shkencave. E imagjinoni dot se ku kishte rënë Akademia e Shkencave? Një institucion tepër i lartë i Inteligjences, Shkences e Kultures, për të pritur në anekset e saj me pije në dorë Elez Gjozën??!! Por nga Akademia e hoqën me turp dhe sic e dini pas 65 vjetësh Akademisë iu prenë fondet, sepse me fondet e akademisë ishte trashur ca si shumë edhe Gudari. Në cdo institucion ku ka qenë vetëm është “trashur”.

Tani ka ardhur koha të thuhet me plot gojën: Boll më! Duhet punë e vepra në peshëngritje dhe jo njerëz që vijnë në krye të federatës për t’u majmur nga xhepat. Loja e fundit e e Elez Gjozës, duke dhënë dorëheqjen dhe duke lënë Gudarin në krye të federatës, është sa e shpifur, aq dhe djallëzore. Gjithë lëvizja e tyre është për të mbajtur kontrollin e vjedhjes në federatë, se për punë nuk bëhet fjalë dhe këtë e ka treguar koha gjatë këtyre viteve, ku ka pasur vetëm skandale. Në krye të federatës sot është Elez Gudari, më vjen keq por kjo është e vërteta. Ilir Meta t’u qëndrojë larg këtyre dhe të mos i mbështesë. Mbështetje sot kërkojnë komuniteti i peshëngritjes, sportistët e trajnerët. Cdo mbështetje ndaj tyre është akt antisportiv e në dëm të sportit të peshëngritjes.

Ne si komunitet kemi ngritur zërin dhe nuk tërhiqemi. Flas në emrin tim dhe të sportistit të talentuar Daniel Godelli. Ne duam president federate njeriun që ka dhënë nga xhepi i tij për këtë sport, Dhori Masllavicën. Të gjithë e dinë se kush vjen nga rrethet ndalet te Dhori e merr mbështetje, sepse ky njeri nuk kursehet për mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve. Ky njeri nuk do të na vjedhë federatën sic bëri dyshja Elez-Gudari, përkundrazi, falë edhe mbështetjes së tij, peshëngritja do të shkojë lart sepse do të ketë vend profesionalizmi. Sportistët do të trajtohen me dinjitet dhe do të marrin djersën e tyre. Do ta bëjë vetë kontrollin antidoping dhe vetëm ky njeri premton që nuk do të dalë askush më me doping. Është ardhur koha që komuniteti i peshëngritjes të flasë vetë në emër të tij e jo me dyshen Elez-Gudari, të cilët po luajnë lojën e fundit për të mbajur federatën, pasi e dinë se nga Europiani ku Shqipëria synon shumë medalje mund të rikthehen ta mbajnë dhe për shumë vite shtangën dhe ta vjedhin atë. Por ne nuk do t’i lejojmë.”

Këto janë, pra, fjalët prekëse të Ilir Sulit, ndoshta shtangistit më të madh që kemi pasur ndonjëherë, një talent i lindur, por që u la në hije nga shteti i tij dhe federata e tij. Ajo që të gjithë duan në këtë moment, është që peshëngritja të shkëputet nga kthetrat e Ilir Metës, që nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, Elez Gjozës e Gudar Beqirajt, synon të mbajë peng shtangën shqiptare. /Pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.