E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 persona me djegie të rënda
Flash

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 persona me djegie të rënda

Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në një skaf ka shkaktuar plagosjen e disa personave në zonën e Porto Palermos, në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga benzina që ndodhej në skaf, duke sjellë edhe përhapjen e flakëve.

Katër persona kanë marrë djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Për shkak të gjendjes së tyre, katër të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrin trajtim më të specializuar mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes, në Porto Palermo kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe ekipet e Ambulancës. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.