Shpërthim eksplozivi mjetit të ish-kandidatit për deputet, detaje nga ngjarja
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë rreth orës 01:00 në lagjen “Kodra e Danit” në fshatin Dushaj.
Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive.
Ndërkohë, mjeti i ish-kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshi është dërguar në komisariatin e Bulqizës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së thelluar. Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e Debreshit, raporton News24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



