Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, flakët përfshijnë një resorant
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë pak pas mesnate mbrëmjen e sotme, ku flakët kanë përfshirë një resorant në këtë qytet.
Sipas raportimeve bëhet me dije se resoranti në pronësi të shtetasit M.B. është përfshirë nga flakët rreth orës 24:30, ndërkohë burime për FaxNeës dhe Faxëeb.al shprehen se në brendësi janë dëgjuar shpërthime çka mendohet të kenë qenë bombula gatimi.
Ende nuk dihet shkaktari kryesor i ngjarjes, por nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mund të ketë qenë rrjedhja e gazit nga bombulat në guzhinë.
Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve për të mos u përhapur në biznese apo banesa të tjera në zonë, ndërkohë mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



