E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol makinës në Tiranë, zbulohet se kujt i përkiste
Flash

Shpërthim me tritol makinës në Tiranë, zbulohet se kujt i përkiste

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së Vogël, ku një automjeti i parkuar në oborrin e një banese iu vendos tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të datës 19 dhjetor 2025, duke shkaktuar panik në zonë, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Është zbuluar edhe identiteti i poseduesit të mjetit. Bëhet fjalë për Dritan Jano, rreth 39 vjeç.

Policia bën me dije se automjeti ndodhej i parkuar në ambientet e banesës së tij në momentin e shpërthimit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi pistat e hetimit, ndërsa pritet që verifikimet të vijojnë për të hedhur dritë mbi motivet e këtij atentati me tritol.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.