E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol në mobilierinë e Niklës, ja autori i fiksuar nga kamerat
Lajme

Shpërthim me tritol në mobilierinë e Niklës, ja autori i fiksuar nga kamerat

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person me kapuç në kokë, pasi zbret nga makina vendos lëndën plasëse në derën e mobilierisë në Nikël të Fushë-Krujës. Më pas autori shkon sërish drejt mjetit që e pret në rrugën kryesore dhe largohet me shpejtësi. Sasia e eksplozivit është vendosur në orën 22 e 40, minuta të mbrëmjes së kaluar, ashtu siç shihet edhe nga pamjet, ndërsa shpërthimi ka ndodhur 12 minuta më vonë. Mobilieria është në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani. Ky i fundit njihet si njeri pa probleme e konflikte.

Për këtë ngjarje, policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia është treguar mjaft e rezervuar teksa kanë publikuar vetëm me inicialet e të ndaluarve dhe bëhet fjalë për shtetasit D. Xh., dhe B. K. Mësohet se ata nuk kanë pranuar të jenë autorët e shpërthimit në mobilieri.

Burime konfindenciale bëjnë me dije se autorët mund të jenë

Njoftimi i Policisë

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Në lidhje me ngjarjen vihen në  pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve  të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për  veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë,   pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen  e djeshme në Nikel,  ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilierinë e shtetasit E. C., ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale

” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D. Xh., si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B. K.

Shtetasit B. K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve  të tjerë,  të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Në vijim të kontrolleve  të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh. K., pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.