E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthimi në Elbasan u inskenua nga kryefamiljari
Lajme

Shpërthimi në Elbasan u inskenua nga kryefamiljari

Flasin fqinjët: U trembëm shumë, kishim frikë të ndiznim dritat…

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga Ardit Pepa Kryefamiljar, në bashkëpunim me nipin e tij.

Gjithashtu raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në një shtet të BE.
Ndërkohë fqinjët kanë treguar momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke u shprehur se janë trrembur shumë nga shpërthimi.

“Ishte ora 01:00, dëgjuam një zhurmë shumë të fortë, një si krismë. Kishim frikë të ndiznim dritat. Këtu jeton një burrë një grua dhe një fëmijë. Por ata ikën. Nuk kemi dëgjuar të jenë problematikë. Aq u trembëm…”, tha njëra prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.