Shpërthimi në Tiranë, dyqani i “MCN” në pronësi të Endri Meksit
Dyshimet për kërcënim
Një shpërthim është regjistruar gjatë orëve të natës në Tiranë, në një dyqan që ofron shërbime interneti, në pronësi të Endri Meksit.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë pasojat e forta të shpërthimit në ambientet e biznesit.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të lidhet me një akt kërcënimi, megjithëse rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e autorit, ndërsa një nga pistat kryesore mbetet ajo e kërcënimit. Pritet që në vijim të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




