Shqipëria dhe EDstein ynë!
Po flitet shumë për Epstein që i gjente paratë vetë, privatisht. Po harroni se në vendin e shqipeve prej vitesh ekziston ishulli i Edstein, ku kryeministri Edi Rama nuk kërkonte thjesht mbështetje diplomatike, por ndërtoi marrëdhënie varësie. Figura të rëndësishme ndërkombëtare u joshën me favore, luks dhe trajtim të personalizuar, që nga verërat më të shtrenjta, mikpritja elitare, deri te shoqërime që kalojnë kufirin e etikës zyrtare. Qëllimi? Mbështetje politike dhe forcim i pushtetit personal.
Klientela e nivelit të lartë: ish-kryeministra, lobistë globalë, zyrtarë të shërbimeve sekrete, biznesmenë me peshë ndërkombëtare dhe agjentë të FBI-së. Emra si Tony Blair, i përfshirë në rolin e këshilltarit strategjik të qeverisë shqiptare, apo Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i dënuar për korrupsion në SHBA, ku Shqipëria u përmend në dosje, përdoren si shembuj në këtë narrativë për të treguar se marrëdhëniet nuk ishin thjesht protokollare. Kujtoni këtu ambasadoren Yuri Kim, pa përmendur burokratët jaragavitës të Europës.
Përpara çdo vizite të rëndësishme, një staf i ngushtë ekspertësh skiconte një profil të detajuar të zyrtarit që do të vinte në Shqipëri. Çfarë preferon, ku është i ekspozuar, cilat janë dobësitë e tij, qoftë orientim personal, alkool, substanca narkotike apo interesa financiare. Më pas ndërtohej një paketë e personalizuar mikpritjeje që synonte jo thjesht ta impresionojë, por ta lidhë dhe ta korruptojë aq thellë sa të përdorej lehtësisht.
Në këtë këndvështrim, krahasimi me Jeffrey Epstein do të ishte brutal. Por thelbi i krahasimit nuk është morali seksual, është mekanizmi i ndikimit. Epstein përdorte ishullin dhe pasurinë e tij private. Këtu u përdorën asete dhe para nga buxheti i shtetit. U përdor emri i Shqipërisë.
Dhe këtu lind akuza më e rëndë: se Shqipëria është kthyer në mjet dhe monedhë shkëmbimi. Në platformë private për të blerë influencë.
Mjaftojnë disa raste konkrete ndikimi, marrëdhënie lobimi, ndërhyrje për çështje “non-grata”, pagesa konsulence dhe favore politike që, sipas kritikëve, nuk janë zbardhur kurrë plotësisht për publikun.
Këto të pavërteta, përbëjnë një nga akuzat më të rënda të artikuluara ndonjëherë ndaj një kryeministri shqiptar.
Nëse janë të vërteta, atëherë problemi nuk është personal, është kombëtar.
Sepse Epstein përdorte pronën e tij.
Ndërsa këtu përdoret prona jonë.
Dhe Shqipëria, praktikisht, vijon të jetë “ishulli i Edsteinit tonë”.
Ishulli i një njeriu që nuk la mjet e pasuri pa nëpërkëmbur për të siguruar influencë dhe mbështetje, edhe pse është kryeministri i 2 milionë qytetarëve më të varfër në Europë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



