E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqipëria dhe parlamenti i zhytur në luks dhe silikon, shteti i të fortëve me Gucci dhe Rolex”
Lajme

“Shqipëria dhe parlamenti i zhytur në luks dhe silikon, shteti i të fortëve me Gucci dhe Rolex”

Ditën  e djeshme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje tërhoqi vëmendjen për mënyrën se si ishin veshur të gjithë deputetët socialist.

Ka qenë gazetarja Edlira Gjoni ajo e cila ka shpërthyer ndaj këtij kontrasti mes Shqipërisë së vërtetë dhe veshjeve luksoze të deputetëve të maxhorancës.

Reagimi i plotë:

Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guçit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj, syzeve që kushtojnë një palë aq sa atij i duhen për të jetuar vet’i katërt një muaj të tërë.
Ja këtë popullatë drejton sot shteti i fortë i Asamblesë Socialiste (e Parlamenit grotesk i kllounëve firmato edhe në partitë e tjera).
Parti, qeveri e Parlament i zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane. Pa guxim të shohin realitetin në sy, e jo më të gjenerojnë zgjidhje për të! Turp!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.