E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, ky shtet i qeverisur me porosi!
Publik News

Shqipëria, ky shtet i qeverisur me porosi!

Nuk qeveriset shteti me video-mesazhe nga FB të filmuara ke avllia e shpisë, or Tunxh.

Është e qartë se të gjitha kufizimet e lirisë së shtetasve të shpërndara si porosi në FB apo me mesazhe telefonike përmes kompanisë celulare Edifone, dhe të zbatuara nga organet publike janë të paligjshme – duke filluar me kufizimin e lirisë së lëvizjes (mos shko në Durrës, mos shko në Korçë, kthehu nga Korça, ndalohet dalja tek liqeni e të tjera fantazira të shprehura gjatë ditëve të kaluara në orare të ndryshme të ditës), apo gjobat 5000 EUR etj. etj. Cdo akt ligjor lidhur me këto kufizime, nuk mund të ketë fuqi prapavepruese.
Edhe roja i derës së Gjykatës Kushtetuese do i rrëzonte këto si të paligjshme. Por ne kemi 3 vjet që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, si rezultat i reformës në drejtësi të bekuar nga miqtë e fuqishëm ndërkombëtarë. E ç’na duhet kjo Gjykatë kur kemi Partinë dhe Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror.

Nga sa më sipër bëjnë përjashtim sugjerimet për të larë duart, për të bërë agjërim 16 orë (intermittent fasting), joga të dhëna edhe këto përmes FB në orare të ndryshme të ditës. Këto janë në nivel personal dhe nuk përbëjnë detyrim ligjor. Pra, nëse ky që flet nga avllia del dhe thotë se: patatja është ëmë bukë, ëmë gjellë nuk mban asnje përgjegjësi ligjore. Njëjtë edhe po tha që: me një brisk të rruheni 10 herë, dhe të arnoni çorapet që t’i përdorni më gjatë.

Në një shtet normal, në situatë të një emergjence shëndetësore, Ministri më i rëndësishëm është ai i Shëndetësisë, i cili e kryen funksionin e vet me Urdhëra të lëshuar në zbatim të ligjeve në fuqi, të cilat i lejonë/mundësojnë të kufizojë veprimtarinë e qytetarëve, apo atë ekonomike në përputhje me vlerësimin transparent dhe me përgjegjësi te gravitetit të situatës. Po kush i le rradhë Ministrit të Shëndetësisë këtu tek ne ?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.