E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria merr dronë dhe artileri të sofistikuar nga Izraeli
Lajme

Shqipëria merr dronë dhe artileri të sofistikuar nga Izraeli

Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të re strategjike me Izraelin për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë dhe dronëve ushtarakë. Lajmin e ka bërë publik gazeta izraelite Haaretz, e cila citon burime zyrtare dhe detaje nga marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive.

Sipas raportimit të gazetarit Oded Yaron, kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems do të furnizojë ushtrinë shqiptare me:

  • Topa ATMOS 155 mm të montuar në kamionë,

  • Mortaja SPEAR 120 mm,

  • si dhe dronë taktikë Magni-X dhe Thor, të përdorur aktualisht nga ushtritë britanike dhe austriake.

Edhe pse vlera e kontratës nuk është bërë publike, sipas çmimeve ndërkombëtare, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

SPEAR 120 mm

Në marrëveshje përfshihet edhe bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e krijuar për zhvillimin e industrisë kombëtare të mbrojtjes. Fillimisht, Shqipëria do të marrë dhjetë dronë, ndërsa më pas Elbit do të ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve dhe montimit të artilerisë në territorin shqiptar.

Haaretz thekson se kjo marrëveshje është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes Tiranës dhe Tel Avivit, duke vijuar marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në korrik për bashkëpunim mbrojtës.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

ATMOS 155 mm

Dronët Magni-X janë të vegjël, mund të mbahen në shpinë dhe kanë aftësi tërësisht autonome, që u mundësojnë fluturimin edhe në kushte të ndërprerjes së sinjalit GPS. Ata mbajnë ngarkesë deri në 1.5 kg dhe qëndrojnë në ajër për 60 minuta pa ndërprerje.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

Magni-X

Ndërsa modeli Thor ka kapacitet peshe deri në 15 kg dhe mund të pajiset me sistemin “TerminaTHOR”, që lejon hedhjen e deri në pesë mini-bombave nga ajri.

Financimi dhe sigurimi i marrëveshjes do të mbulohen nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.