E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria nën ujë, Rama në Paris
Politikë

Shqipëria nën ujë, Rama në Paris

Ndërsa Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë përmbytjesh nga reshjet intensive të ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit, në Paris, për angazhime ndërkombëtare.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete dhe zona të ulëta të vendit, me probleme serioze në qarkullimin rrugor, banesa të përmbytura dhe dëme në biznese. Situata më problematike raportohet në Durrës, Tiranë dhe disa bashki të tjera, ku infrastruktura e kanalizimeve ka dështuar të përballojë fluksin e ujërave.

Ndërkohë, nga Parisi, kryeministri ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar mesazhe dhe pamje nga aktivitetet ku merr pjesë, ndërsa institucionet në vend po vështrojnë nga afër permbytjet. Qytetarët shprehen të indinjuar për mungesën e pranisë dhe reagimit direkt nga kreu i qeverisë në një situatë krize.

Përmbytjet kanë rikthyer edhe një herë debatin mbi mungesën e investimeve reale në infrastrukturën e kullimit, urbanizimin pa kriter dhe përgjegjësinë institucionale për situatat e përsëritura të emergjencave natyrore, që çdo vit lënë pas dëme të konsiderueshme ekonomike dhe sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.