E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria nuk mund të trajtohet si mall pa zot!
Lajme

Shqipëria nuk mund të trajtohet si mall pa zot!

Më kanë tërhequr edhe mua zvarrë! Kaq! Gangsterri më ka tërhequr edhe mua zvarrë, ashtu si zotërinë! Këtë ndjej!

Pronat e një pjese të familjes sime sot i gëzon një biznesmen i madh, i cili del e flet për suksesin, moralin, “vizionin”. Është e lehtë të flasësh kur ke vënë gardh mbi prona, det, kodra e male, sikur kjo tokë të ishte plaçkë pa zot.
Kështu u bë kjo punë:
rretho Rrjollin,
rretho plazhin e Dalanit në Zvërnec,
shkatërro Qerretin,
merr bregdetin në shumë e shumë zona…
Po ne? Ne shqiptarët, a jemi pjesë e këtyre planeve?
A pyetet ky popull për atë që i merret, për atë që i ndryshohet, për atë që i mbyllet me gardh?
Shkatërrimi dhe betonizimi po shkojnë përtej çdo logjike.
Zona të tëra po humbasin identitetin e tyre, po shkatërrohen pa kthim.
Çdo ditë më shumë po na mbyllen vende që dikur i përkisnin të gjithëve.
Projekte të fshehta, investitorë që fshihen, ide që trajtohen nën rrogoz!
A nuk është ky vend edhe i njerëzve të zakonshëm?
Apo Shqipëria po mbetet vetëm në letra e kujtime, ndërsa realiteti u takon atyre që kanë lidhjet e duhura?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.