Shqipëria përjeton degjenerimin më të thellë politik
Nervi politik është më i mpirë se asnjëherë më parë në 30 vitet e fundit. Tejzgjatja e mandatit politik të qeverisë moniste ishte neuroparalizuesi fatal që e ka mpirë këtë nerv.
Debatet brenda PD janë thjesht reagime nervore periferike, taman sikur ngacmon një trup në koma.
Fatale sa më ska!
Nëse nuk biem dakord se:
1. Vendi përjeton degjenerimin më të thellë politik, degjenerim që ka ardhur nga krizat politike të pazgjidhura në vite;
2. Kjo politikë e ka mbyllë ciklin e vet, dmth filloi si antimonizëm dhe rrëshqiti në monizëm;
3. Zgjatja e mandatit politik të qeverisë aktuale është zgjatje artificiale e një politike cikëlmbyllur;
4. Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re politike, që do të thotë Kushtetutë e re, institucione të reja përfaqësuese, rregulla të reja zgjedhje, parti idesh dhe jo agjensi punësimi, shtet jo partiak dhe ekonomi konkuruese;
5. Vendi ka të vetmin një destinacion strategjik EUROPËN;
qartësisht nuk kemi gjë në terezi.
Nervi politik mund të riaktivizohet vetëm në një RISTART të një marrëdhënie të re politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



