Shqipëria po plaket shumë më shpejt, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit
Shqipëria është një vend që po plaket nga viti në vit. Në 6 mujorin e parë të vitit 2023, numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504, Kjo është një shifër rekord, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Që nga fundi i vitit 2022 u shtuan 10 mijë pensionistë të rinj, një rritje e shpejtë e numrit të tyre gjatë dy dekadave të fundit. Numri i pensioneve u zgjerua në një vit me rreth 5%. Masa e ulët e pensioneve të reja dhe rritja e kontributeve kanë përmirësuar deficitin e skemës.
Në 6-mujorin e vitit të ardhurat e sigurimit u rritën me 12 %, teksa deficiti i skemës së pensioneve i cili u subvencionua nga buxheti i shtetit ishte 8 miliardë lekë nga 12 miliardë ne 6-mujorin e parë të vitit 2022 me një rënie gati 30%.
Në pension po del brezi i atyre që kanë lindur në vitet 1960-1970 shumica e të cilëve punuan në vitet e tranzicionit dhe nuk përmbushin kushtet për pension të plotë. Shqipëria vuan nga infomalitet i lartë i punës që do të thotë se ato që pagunë sigurime janë më pak se ato që raportohen si të punësuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



