Shqipëria tjetër dhe ‘Panairi i Kotësive të Tiranës’
I dashur qytetar i thjeshtë, kam mbi dy muaj që po shëtis nga Alpet magjike të Veriut e deri në Konispol. Shqipëria tjetër është në ditēt e saj më të zeza.
Por ma besoni kush do të mësojë dhe ta njohë mirë ‘Shqipërinë tjetër’ duhet të mos shikojë ekranet e Tiranës. Nga ekranet e blera me para të pista shikoni një botë të rreme dhe një botë që ju betohem nuk ka lidhje me Shqipërinë e vitit 2020. Edhe Gripi COVID kalohet e përjetohet me plot dinjitet. Njerzit e vërtetë janë aq të varfër, sa e vetmja pasuri që kanë, nuk janë lekët por jeta e vërtetë, ajo pak punë që bëjnë është pulsi që i mban gjallë.
Që nga punët më të thjeshta artizanale e deri tek shërbimet mund të shikosh pjesën më vitale të vendit tonë. Ata janë të lirë,
të lëvizin kudo dhe kurdo, të përshëndesin dhe të ofrojnë me bujari atë çfarë kanë në vatrat e tyre.
Ata i sheh në rrugë, në arë, në kafe, në gëzime dhe hidhërime familjare.
Ata prodhojnë djathë dhie si Araniti në Fier që në Tiranë e blen i pasigurtë disa fish më shumë.
Ata nuk mbajnë më shpresë nga qeveria e korruptuar e Tiranës, por më parë besojnë tek veza dhe pula e tyre.
Ata i gëzohen mirëmëngjesit dhe një rakie me njeri-tjetrin. Ata bëjnë dasëm edhe në kohë pandemie. Ata janë kuriozë për të ardhmen dhe fatet e vendit. Kur i pyet për politikën e Tiranës, nënqeshin dhe ndërrojnë temë nga biseda. Konkluzioni: tani të genjen dhe Myslimi e Kujtimi. Ata e kuptojnë se politikanët në Tiranë luajnë teatër dhe që i ngjan një panairi gjigand kotësish që nuk po mbyllet kurrë. Panairi i Kotësive në Tiranë shet Pseudo Vetingun në vend të djathit të dhisë që shet Araniti nga Fieri. Panairi i Kotësive në Tiranë ka gënjeshtra me shumicë e pakicë. Gënje e vidh. Vidh e bëj reklamë në televizionet e pista të Tiranës. Vilo të shet peshkun që ka zënë heret në mengjes me varkën e tij, ndërsa Kryeministri të shet si pijar marrëveshjen për fatin e tepsisë magjike me Lymin, Hajdarin dhe peshkun Gjuzi.
Xha Meleqi 87 vjeç të ofron qoshenë e tryezës me plot bujari të thjeshtë ndërsa Opozita reklamon takimet historike në Kosovë të Bashës. Panairi i Kotësive në Tiranë, ofron makth për të ardhmen ekonomike, një varg prangash për njeriun e lirë. Situata ekonomike është shume e rendë dhe pa shpresë pas COVIDIT. Qytetarët e vërtetë të këtij vendi nuk i besojnë Panairit të Kotësive në Tiranë. Tezgat me ambasadorë të huaj që reklamohen në ekrane nuk e rrisin cilësinë e jetës për Aranitin, Vilon dhe Ponjën. As facebooku nuk u ndryshon asgje vetëm sa i trullos pak mendjen. Këtyre njerzëve ju duhet një plan shprese shpëtimi por jo Panairi i Kotësive në Tiranë. Arsyeja është e thjeshtë, aktorët e këtij panairi të rremë nuk janë më të lirë.
Sepse nuk janë më si dikur,
dhe kanë vëtëm një profesion, janë lojtarë në Panairin e Kotësive, për grabitur thelat e mbetura nga trupi dhe brinjet e vyshkura te Shqipërisë.
Ata nuk ecin dot në këmb në 12 natës,
si Petro në Fier qe mendon si të shpëtojë serën me prodhinet e saj derisa ti shesë në treg.
Tezga e Ramës ka mbetur bosh, as rrena nuk të ofron më si dikur.
Ndryshe është jeta në ‘Shqipërinë Tjetër’
Tezga e Bashës pret me shpresën se do të kalojnë qytetarët se janë të zhgënjyer nga Tezga e Ramës.
Ku është fryma? Unë nuk e nuhata në pjesën më të madhe tek njerzit që takova.
Situata ekonomike është dëshpëruese. ‘Shqipëria tjetër’ po rënkon dhe është gati të japë shpirt. Tezgat e Panairit të Kotësive fatalisht nuk e shpëtojnë dot këtë ‘Shqipërinë tjetër’ sepse politikanët dhe ‘parinë’ e panairit të kotësive e ka përkufizuar me disa fjalë një politikan i ri në emigrim:
Ata nuk vishen dot si gjithë të tjerët,
Ata nuk shkojnë për vizita në shtëpit e miqve,
Ata nuk pin dot një birr te Sofra Tironës,
Ata nuk falen dot në xhami apo në kish,
Ata nuk kanë më shumë miq se armiq,
Ata nuk mund të jenë vetvetja,
Ata nuk mund të jenë kurrë si ju,
Ata nuk flen dot gjumë të qetë,
Ata nuk guxojnë të nisin një jetë të re.
Ata nuk janë aq të pasur sa ju.
Ata kanë vetëm një pasuri:
LEKËT
Ato nuk i marrin dot me vehte, në botën tjetër!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



