E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqipëria vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme”
Lajme

“Shqipëria vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme”

Tabaku denoncon “kolapsin ekonomik” në vend dhe kërkon reagim të fortë më 8 maj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në zonën e Sauku, ku ngriti alarmin për një krizë të thelluar besimi në ekonomi që, sipas saj, po prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të shqiptarëve.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku tregoi se gjatë më shumë se një ore bisedash me sipërmarrës, pensionistë, të rinj dhe familjarë, shqetësimet ishin të njëjta: rënie e konsumit, vështirësi në përballimin e jetesës dhe tkurrje e aktivitetit ekonomik.

Sipas saj, qytetarët po blejnë gjithnjë e më pak, bizneset po përballen me rënie të shitjeve dhe ekonomia po jep sinjale të qarta stagnimi. Ajo theksoi se kjo situatë reflekton një mungesë të theksuar besimi, e cila po pasqyrohet në të gjithë treguesit ekonomikë.

Tabaku nënvizoi se edhe zona pranë qendrës së Tiranës, të cilat tradicionalisht nuk konsiderohen problematike, po përjetojnë të njëjtat vështirësi si pjesa tjetër e vendit.

Në vijim, ajo akuzoi qeverinë se politikat aktuale favorizojnë një pakicë, duke lënë shumicën e qytetarëve në vështirësi. “Shqipëria është kthyer në vendin e pakicës”, u shpreh deputetja, duke shtuar se sot është gjithnjë e më e vështirë të sigurosh një jetesë dinjitoze përmes punës së ndershme.

Tabaku bëri thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik dhe politik, duke theksuar se vendi duhet të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Ajo e lidhi këtë mesazh edhe me protestën e opozitës të paralajmëruar më 8 maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.