E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia voton 2017/ Rama nga Burreli, s’me intereon PD por nuk behet “Republika e Re” vetem me burra
Lajme

Shqiperia voton 2017/ Rama nga Burreli, s’me intereon PD por nuk behet “Republika e Re” vetem me burra

Rama fushatë në Burrel, i përgjigjet Lulzim Bashës: Nuk më intereson PD, por s’rri dot pa folur
Nuk është hera e parë që Kryeministri Edi Rama komenton Partinë Demokratike dhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha në tubimet elektorale të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Burrel, Rama iu përgjigj Bashës i cili deklaroi sot në Tepelenë se qytetarët janë të varfër ndërsa Qeveria investon dhe mburret për sheshe me pllaka dhe palma.

“Del tani në Shqipëri dhe thotë Edi Rama me palma, me shëtitore, me drita, ç’i duhen njerëzve këto. Njerëzve i duhen dhe i duhen që çke me atë punë”, u përgjigj Rama.

Kryeministri komentoi edhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe listat e kandidatëve.

“Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon krijimin e një Republike të Re, në listat e PD nuk paska gra dhe vajza të denja. Vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër.

Prandaj unë u them të gjitha grave dhe vajzave mos e votoni Partinë Demokratike dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave atje ku fillon edhe seria e dytë”, u shpreh Rama nga Burreli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.