E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët i zgjidhin mosmarrëveshjet me dhunë
Lajme

Shqiptarët i zgjidhin mosmarrëveshjet me dhunë

Si po e dërgojnë heroinën në Itali

Shqiptarët dhe turqit menaxhojnë trafikun e heroinës

Në raportin e fundit të antimafias italiane për vitin 2021.

Pjesë e këtij raporti është edhe Shqipëria, ku flitet për përfshirjen e Ndranghetta-s në ekonominë shqiptare.

Në raport shihet se si kompani fiktive në Itali e Shqipëri përdoren për pastrim parash që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

“Shqiptarët janë të aftë për të trafikuar sasi të mëdha droge dhe kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi edhe me turqit,” shkruhet në raport.

Grupet kriminale shqiptare janë konsoliduar në trafikimin e drogës, ndërsa ngre dyshime se Shqipëria është përdorur nga grupet autoktone italiane për pastrim parash.

Vendet ku shqiptarët kanë më së shumti aktivitet janë Piemonte dhe Lombardia, kjo falë rritjes së konsumimit të heroinës, që vjen nga Turqia përmes Shqipërisë.

Metodat që përdorin shqiptarët

Sipas raportit, bie në sy se shqiptarët përdorin dhunën si zgjidhje të parë të mosmarrëveshjeve.

“Organizimi kriminal shqiptar në Itali është ndër më komplekset e më të artikuluar në skenarin e kriminalitetit të huaj në Itali”, thuhet në raport.

Shqiptarët janë të aftë të transportojnë sasi të mëdha kokaine e heroine përmes bashkëpunëtorëve të tyre Shqipëri, në Amerikën Qëndrore e në vendet e Ulëta, veçanërisht në Holandë.

Aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të vepruar në nivel globale për të siguruar sasi të mëdha droge e me çmime konkuruese ka favorizuar konsolidimin e marrëdhënieve të tyre me organizatat mafioze italiane.

Paktet që ata kanë arritur me njëri-tjetrin bëjnë që të mos kenë konflikte për territorin.

Sipas raportit, mafia autoktone Ndrangheta, ka raporte të konsoliduara me kriminalitetin shqiptar e amerikano jugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.