E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët, lmë të pakënaqurve në Europë me gjendjen financiare
Lajme

Shqiptarët, lmë të pakënaqurve në Europë me gjendjen financiare

Shqipëria renditet mes vendeve me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT. Krahas saj, edhe Bullgaria dhe Turqia ndajnë të njëjtin realitet të zymtë ekonomik.

Në vitin 2022, qytetarët e Bashkimit Europian e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me një mesatare 6.6 pikë (në një shkallë nga 0 në 10). Ky vlerësim është dukshëm më i ulët se niveli i përgjithshëm i kënaqësisë me jetën, që arriti në 7.1 pikë.

Shqipëria në fund të listës

Në skajin më të ulët, bullgarët rezultuan më të pakënaqurit me vetëm 4.6 pikë, të ndjekur nga turqit me 4.7 pikë dhe shqiptarët me 4.8 pikë. Kjo tregon se shumica e qytetarëve në këto vende ndihen më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me situatën e tyre ekonomike.

Në të kundërt, qytetarët e Holandës dhe Finlandës kryesuan renditjen me një nivel kënaqësie prej 7.6 pikësh, të ndjekur nga Sueda (7.4) dhe Austria (7.3).

Tendencat në BE

Nga viti 2013 deri në 2022, në shumicën e vendeve të BE-së është regjistruar rritje e kënaqësisë financiare. Rritjet më të dukshme ishin në Portugali (+1.4 pikë), Irlandë (+1.3), Qipro (+1.2) dhe Slloveni (+1.1). Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Sueda, ku shifrat ranë disi, si dhe Franca e Finlanda, ku mbetën të pandryshuara.

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve

Të dhënat theksojnë edhe një tjetër realitet: sa më të ulëta të ardhurat, aq më i madh niveli i pakënaqësisë. Në Greqi, niveli i kënaqësisë së të pasurve ishte më shumë se dyfishi i atyre me të ardhurat më të ulëta. Në Bullgari dhe Kroaci, diferenca ishte rreth 75%. Ndërkohë, hendekët më të vegjël mes shtresave u regjistruan në Maltë, Itali dhe Finlandë.

Shqipëria në pasqyrë

Për Shqipërinë, këto të dhëna nxjerrin në pah boshllëqet e mëdha shoqërore dhe pabarazitë e theksuara. Ndërkohë që një pjesë e vogël e popullsisë përfiton nga rritja ekonomike dhe pasuria, pjesa më e madhe e qytetarëve vazhdon të mbetet e zhytur në pasiguri financiare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.