Shqiptari 1 milion euro vjedhje, “truri” i grupit të strukturuar kriminal
Një 59-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për kryerjen e një sërë grabitjesh që kapnin vlerën e 1 milionë eurove.
Ai ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti dhe arrestimi i tij u bë në Attika, Greqi ditën e djeshme.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, dyshohet se ishte “truri” i një grupi të strukturuar kriminal.
59-vjeçari akuzohet se bënte organizimin e grupit dhe caktonte vendet ku do të kryheshin grabitjet, që kapnin vlera të mëdha monetare.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje etj.
Grupi i hajdutëve i kryente grabitjet me automjete të vjedhura në mënyrë që të mos linin gjurmë në vendet e piketuara ku do të kryenin vjedhjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



