E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari çon policinë në shtëpinë me 1.3 ton drogë
Lajme

Shqiptari çon policinë në shtëpinë me 1.3 ton drogë

Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e djeshme në Itali, ku është vënë në pranga edhe një shqiptar.

Sic bëhet me dije nga mediat italiane, operacioni u zhvillua nga Policia Operative në Frascati dhe ato të Roma Tor Vergata.

Policia italiane është vënë në ndjekje të një shqiptari 18-vjeçar, i cili është parë të futet në një shtëpi në Via di Cassibile, në Torre Jacova.

Në banesën e ti, policia italiane bën me dije se ka zbuluar 75 thasë të mëdha, plotësisht të mbështjellë me celefon me një sasi totale prej 1350 kg marijuanë, e gatshme për tu hedhur në tregun vendas.

Shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është vënë nën akuzë për trafikim droge, ndërsa është dërguar në burgun e Regina Coeli, ku pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.