Shqiptari De Biasi voton: I di problemet e Shqipërisë prandaj nuk kisha dyshime për zgjedhjen time
Gianni de Biasi është kthyer në Shqipëria, ku ka votuar për zgjedhjet parlamentare 2017
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017
Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.
De Biasi u pajis me pasaportë shqiptare në muajin prill të vitit 2015, pak muaj para se të sigurohet kualifikimi historik në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.
“Ndihem i emocionuar sepse është hera e parë. Përtej aspektit sportiv, jetoj realitetin e Shqipërisë prej 5 vitesh e gjysmë dhe i njoh mirë problemet e kësaj toke. Nëse nuk më dëboni, do vazhdoj për shumë kohë të jem një shtetas shqiptar. E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, tha De Biazi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




