Shqiptari hyn në familjen greke, lidh 73-vjeçaren dhe i përdhunon të bijën
Shqiptari është vënë në pranga nga policia greke teksa tentoi të hipte në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas.
Ai kishte hyrë në banesën e një familjeje për t’i grabitur në zonën e Nea Manolada në Ilia.
35-vjeçari kishte lidhur një grua 73-vjeçare dhe përdhunoi vajzën e saj 53-vjeçare, ndërsa më pas i kërkoi që t’i jepnin paratë që kishin në shtëpi.
Gratë kishin në shtëpinë e tyre vetëm 500 euro dhe burrit shqiptar i janë dukur pak.
Ai i ka kërcënuar se do ju vendosi bombë nëse nuk shkojnë të kërkojnë para borxh tek komshinjtë, por pas kësaj është larguar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



