Shqiptari mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani, publiku i përlotur në këmbë
I gjithë publiku në këmbë duke duartrokitur me lot në sy 13-vjeçarin shqiptar. Nuk është një histori e trishtë, bëhet fjalë për emocionet që mund të transmetojë një këngë. 13-vjeçari shqiptar Besim Karpuzi, që vjen nga Drenica e Kosovës ka fituar zemrat e pjestarëve të jurisë në audicionet e fshehta të Voice Kids Gjermani. Juria e ka cilësuar talentin shqiptar një këngëtar të vërtetë, duke ia vlerësuar zërin, por edhe qëndrimin e tij. Tashmë Besimin do ta shohim në fazën tjetër të këtij spektakli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



