Shtatë fitore radhazi, Tirana e Egbosë, pranë rekordit të Starovës
Ekipi për t’u mundur i momentit në Shqipëri është pikërisht skuadra kryeqytetase, e cila ka gjetur ekuilibrat idealë në dhomat e zhveshjes, në fushën e lojës, në drejtimin teknik dhe në çdo aspekt.

Në dy dekadat e fundit, pikërisht në vitin 2004, Tirana nën drejtimin e Starovës fitonte tetë ndeshje radhazi pa u ndalur, duke u stopuar pikërisht ndaj Elbasanit.
Me ecurinë e deritanishme, të besuarit e trajnerit nigerian janë shumë pranë këtij rekordi dhe me formën që po tregojnë, janë në rrugën e duhur për të arritur shumë këtë sezon. Pse jo, për ta thyer edhe këtë rekord të vitit 2004.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



