E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtëpia 500 mijë euro e  Ballës dhe “300 shtëpitë” e Belindës
Flash

Shtëpia 500 mijë euro e Ballës dhe “300 shtëpitë” e Belindës

 

Kur ortakët fillojnë të hanë njëri-tjetrin!

Naim Noka | Opinion | Publik.al

Në Rilindje ka nisur faza më e rrezikshme e çdo pushteti të korruptuar: momenti kur ortakët nuk mbrojnë më njëri-tjetrin, por fillojnë të kërcënojnë hapur. Editoriali i mbrëmjes së 18 dhjetorit i gazetarit Sokol Balla nuk ishte as analizë politike dhe as shqetësim institucional. Ishte një mesazh i koduar, por brutal, drejtuar Edi Ramës: nëse e lëshon Belinda Ballukun, do të vijmë tek Linda.

Koli, ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut dhe për vite me radhë megafoni më i zellshëm i Edi Ramës, e hoqi maskën. Ai nuk foli si gazetar, por si palë e përfshirë. Jo si qytetar i shqetësuar nga “aksionet politike të SPAK-ut”, por si ortak që ndjen se po prishet pakti i heshtjes.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Linda Ramës, madje edhe përmes fotos, nuk ishte lapsus. Ishte paralajmërim. Mesazhi ishte i qartë: Belinda nuk është vetëm. Dhe nëse ajo bie, zinxhiri shkon më lart.

Kur Sokol Balla flet për “Lindën e tretë”, kur përmend me emër Carlo Bollinon dhe paratë e marra “me urdhër të Ramës”, ai nuk po informon publikun. Ai po kujton borxhe, favore dhe heshtje të blera. Ai po thotë: ne dimë gjëra.

Ironia është se kjo luftë morale po bëhet nga njerëz që për vite kanë ndarë paratë e shqiptarëve, kanë mbuluar aferat, kanë sulmuar drejtësinë sipas nevojës dhe kanë shitur propagandë si gazetari. Sot, të njëjtët njerëz flasin për “shtetin”, “kushtetutën” dhe “luftën institucionale”, sepse frika ka trokitur në derë.

Kujdes se pashai e di që ke blerë shtëpi 500 mijë euro e  kjo  nuk është aspak rastësi.

As “300 shtëpitë” që përfliten për Belindën nuk janë thjesht thashetheme. Ato janë simboli i një pushteti që është ushqyer nga korrupsioni dhe që tani po gërryen veten nga brenda.

Editoriali i Ballës tregoi një të vërtetë të madhe: Rilindja nuk po përballet me SPAK-un, por me njëri-tjetrin. Dhe kur ortakët e një grabitjeje masive fillojnë të flasin, historia tregon se fundi është afër.

Tani mbetet të shihet nëse Koli do të “qetësohet” në editorialin e radhës, siç ka ndodhur shpesh me lëpirësit që dalin nga vija, apo nëse lufta do të vazhdojë edhe më hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.