Shteti gërmadhë i Edi Ramës
Nga Klodian Tomorri
Oreksi i qeverisë per të kapur te gjitha pushtetet e ka cuar Shqiperinë në një situatë të paprecedentë, që manifestohet me krizen e thellë kushtetuese dhe paralizimin e institucioneve me të rendesishme të shtetit. Mungesa e Gjykates Kushtetuese eshtë vetem pjesa më e dukshme e pasojave të papergjegjshmerise qeverisese të Edi Rames. Por ajo nuk eshtë e vetmja.
Të merkurren që shkoi Banka e Shqiperisë u perball me një situatë të pashenuar ndonjeherë më parë. Keshilli Mbikyqyres i saj u detyruante anullonte mbledhjen e radhes per shkak të mungeses së kuorumit. Gjashtë prej nentë antareve të trupit që qeveris Autoritetin Qendror Monetar u ka mbaruar mandati prej gati dy muajsh. Por në vend që të zevendesoheshin ashtu si e kerkon ligji, emerimet e reja janë peng i pazareve të qeverisë, që presin neper sirtaret e Kuvendit
Kjo eshte një situatë në dukje komike, por shumë e rrezikshme. Banka e Shqiperisë eshte një nga institucionet më të rendesishme kushtetuese të vendit, pergjegjese per drejtimin e gjysmes së politikave ekonomike. Per shkak të misionit kyc që ka në ruajtjen e stabilitetit financiar, funksionimi i plotë i saj eshte kritik, jo vetem per ekonomine por edhe rendin kushtetues.
Ligji i ka ngarkuar Bankes Qendrore si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit te cmimeve. Një detyrë, të cilen ajo e kryen permes politikes se monetare, perkatesisht mekanizmit te normes baze te interesit. Kur cmimet rriten mbi nivelin e targetuar, Banka shtrengon politiken monetare duke rritur normen e interesit, kur cmimet ulen me shume se targeti ajo ben te kunderten.
Por cfare ndodh sot? Nese cmimet ne treg, per nje arsye cfaredo do te dilnin jashte objektivit, Banka e Shqiperise nuk mund te nderhyje. Dhe kjo ka pasoja te jashtezakonshme sepse nje goditje, qofte edhe e perkohshme ne treg, do te influenconte pritshmerite e agjenteve ekonomike per ecurine e cmimeve ne te ardhmen duke e futur vendin ne nje spirale te rrezikshme, me inflacion te paqendrueshem.
Por ky nuk eshte rreziku i vetem. Banka ka dhe nje rol tjeter kyc, ate te huadhenesit te dores se fundit, i cili edhe pse mund te jete me pak i njohur per publikun e gjere, eshte funksion kritik. Kur nje banke gjendet ne veshtiresi financiare, varka e fundit e shpetimit eshte gjithmone Banka e Shqiperise.
Nese per nje arsye cfaredo, njera nga bankat private sot do te perballej me krize likuiditeti qofte edhe te perkoheshme, paralizimi funksional i Bankes se Shqiperise, e shnderron ate automatikisht ne nje krize sistemike, te te gjithe sistemit per shkak te efektit domino. Deshtimi i Bankes Qendrore Amerikane per te permbushur misionin e saj si huadhenes i dores se fundit, cilesohet nga ekonomistet sot si arsyeja kryesore qe shkaktoi krizen globale te vitit 2008. Edhe pse ne rastin e SHBA-se, arsyeja nuk ishte mungesa e kuorumit ne Rezerven Federale, por beteja politike ne Washington, rezulatati do ishte i njejte.
Institucionet me te rendesishme te shtetit po bien nje nga nje. Nga nivelet e larta tek ato me poshte. Por ne vend qe te alarmohet, qeveria kerkon te kape me shume pushtet.
Keto dite opinioni publik eshte njohur perciptazi me nisjen e procedures per emerimin e shefave te sherbimeve ne QSUT. Edhe aty qeveria po ben te njejten gje. Ogerta Manatirliu, ministrja e shendetesise, ka permbysur kriteret historike te perzgjedhjes se njerezve qe drejtojne sherbimin e qendres spitalore me te rendesishme ne vend, duke i zevendesuar me kritere klienteliste. Shume shpejt, sherbimi spitalor ne te gjithe vendin, nuk do te drejtohet me nga mjeket akademike me nivelin me te larte profesional, por nga militantet injorante te partise. Qeveria nuk kursen asgje, kerkon kontroll edhe mbi biznesin e semundjes.
Perqendrimi i te gjitha pushteteve ne nje dore te vetme eshte krimbi me i rrezikshem per ngrehinen e shtetit. Fillimisht ai paralizon institucionet. Dhe sa here që një institucion del jashtë funksionit, ngrehines se shtetit i hiqet një tullë, derisa shembet plotesisht duke u shnderruar në germadhë. Ky eshte një film, që Shqiperia e ka parë një herë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



